Qëndroni të informuar me lajmet dhe përditësimet më të fundit nga SHRUKV.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a. Vlorë, mbulon me shërbim, Vlorën, Novoselën, Orikumin dhe Shushicën, Himarën, Selenicën
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm është sfida kryesore në të ardhmen. Rritja e cilësisë së shërbimit, eliminimi i humbjeve në rrjet duke përmirësuar infrastrukturën e shpërndarjes së rrjetit, pjesë e punës sonë.
SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka ai qëllim që të ofrojë një shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre në një kohë sa më shpejt. Në arkat e pagesës së ujit të pijshëm, ofrohet një shërbim i kulturuar. Në dispozicion, është edhe Zyra e Marrëdhënieve me Konsumatorin. Çdo ditë kjo zyrë mirëpret dhjetëra ankesa, të cilat në një kohë sa më shpejt, marrin përgjigje dhe zgjidhjen përkatëse.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a. Vlorë me qëllim lehtësimin e pagesës për konsumatorin debitor, lajmëron se ka hyrë në fuqi akt-marrëveshja për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Borxhi i akumuluar ndër vite mund të paguhet me këste, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.
Zhvillimi i standardeve drejt sigurimit të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë në përputhje me normativat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe garantimin në përgjithësi të një sistemi teknikisht të përshtatshëm të furnizimit me ujë.
Realizimi i Shërbimit në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për reformën në sektorin e ujit të pijshëm dhe në përputhje me angazhimet e përgjithshme e specifike të Shqipërisë
UJI i pijshëm, i gatshëm për konsum njerëzor zotëron parametra cilësor brenda Standardit Shtetëror Shqiptar. Për rrjedhojë para tregtimit e përdorimit te tij, realizohet dezinfektimi me lende dezinfektante, nëpërmjet procesit te klorinomit. Klorinimi i Ujit zhvillohet nga dy lende te cilat janë Hipoklorite ne gjendje te lënget ( hipoklorit natriumi NaOCl ) dhe gjendje te ngurtë Klorinimi i Ujit bazohet ne përpunimin e Ujit me Cl2 aktiv. Cl2 aktiv zbaton veti baktericide, e cila qëndron ne reaksionin kimik te Ujit me klorin aktiv. Gjate bashkëveprimit te ujit me klorin aktiv qe përmban lënda, çlirohet acidi hipokloror HClO i cili zbërthehet si me poshtë:
Pikërisht prezenca e joneve hipokloror ne ujë ,realizon vetitë baktericide duke vepruar me bakteret ne Ujë. Padyshim ne ketë mënyrë sigurohet rruajtja e pastërtisë se Ujit te pijshëm nëpërmjet klorinimit te Tij. Sasia e Cl2 aktiv ne hipokloritin qe përdoret te klorinim, përcaktohet nga cilësia higjienike e Ujit. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik te Qarkut Vlorë, nëpërmjet monitorimit te parametrave cilësor te Ujit te vendburimeve Tona, në varësi te ndryshimit ose jo te këtyre parametrave ,dikton nen Autoritetin e saj Institucional përqendrimin e Cl2 ne lende si dhe dozën e klorinimit e cila është parametër variabël, ne varësi te disa faktorëve. Ky institucion ne mënyre te përditësuar realizon monitorimin e Ujit te pijshëm ne analize kualitative ne dy parametra mjaft te rëndësishëm .
Ky institucion ne mënyre te përditësuar realizon monitorimin e Ujit te pijshëm ne analize kualitative ne dy parametra mjaft te rëndësishëm.
1 - Përmbajtja e klorit rezidual ne Ujë e shprehur ne % Cl2 mbetës (0,5mg/l)
2 - Pastërtia e Ujit e shprehur ne ngarkese bakteriale MPN = 0 ( E.Coli)
Procesi klorinimit realizohet me Hipoklorit natriumi ,nëpërmjet pompave te dozimit ne masën 90% te volumit te Ujit qe prodhohet nga Shoqëria Jone.
.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a. Vlorë është shoqëri aksionere qe mundëson shërbimin e furnizimit me ujë te qytetarëve.
Çmimi i ujit ne Vlorë është me i liri se ne çdo qytet tjetër te vendit. SHRUKV sh.a, prej vitesh nuk ka aplikuar rritje
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a. Vlorë, një rendësi te veçante i kushton cilësisë se ujit. Ne bashkëpunim me DSHP kryhen çdo dite analizat.