Për herë të parë në Vlorë, në fund të vitit 2015, nisi një punë e cila nuk ishte bërë prej vitesh, në drejtim të pastrimit të kanalizimeve të qytetit. Pas më shumë se 40 vjetësh, Bashkia e Vlorës, filloi pastrimin e disa kanalizimeve. Përmendim këtu punën e bërë në rrjetin e kanalizimeve në lagjen “10 korriku”, në zonën e mbi Spitalin e Vlorës, ndërhyrjet për pastrimin e Liqenit të Vlorës, pastrimi i kanalit në lagjen “11 janari”, pastrimi i rrjetit të kanalizimeve në zonën e Vilave, etj. Kjo punë e nisur do të vazhdojë, ndërsa jep garanci në mos përmbytjen e qytetit. Efektet kanë qenë të ndjeshme dhe të prekshme.
Rrjeti i kanalizimeve përbëhet nga tubacione me diametër nga 200mm deri në 2000mm. Materiali i tubacioneve është beton, beton armë dhe PE i brinjëzuar.Në përbërjen e tij rrjeti i kanalizimeve ka edhe puset e kontrollit si element bazë për kontrollin dhe mirëmbajtjen e tij.
Shërbimi i grumbullimit, largimit, dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe shitja e tij.
Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe impjanteve të pastrimit të tyre.
T'u shërbejë qytetarëve kudo ku ata ndodhen. Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale.